Votimi i Projektligjit për Pagën Minimale në Kosovë në vitin 2022, i ka lënë të papërfshirë veteranët e luftës së UÇK-së, ndër më meritorët për lirinë e vendit. Veteranët kishin mbetur jashtë këtij Projektligji si pasojë e një koordinimi dhe bashkëpunimi ndërmjet partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Serbe të cilët në përbërje të plotë patën votuar kundër. Me këtë rast është risjellë deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili atë ditë e pati quajtur si ditë e fitores së fëmijëve të UDB-ashëve. “Sot është një ditë e çuditshme në Kuvendin e Kosovës. Jam shumë i bindur që edhe Rrahman Morina do t’ia kishte marrë lakmi Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit ku kanë mbrri. Sot e kemi parë një fitore të UDB-ashëve ose të fëmijëve të tyre të përkrahur edhe me votën e Listës Serbe në mënyrë transparente bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje për ta votuar një ligj me të cilin i përjashtojnë kategoritë e lirisë, pra UÇK-në nga një pagë minimale”, pati thënë Haradinaj. Ai po ashtu pati theksuar se kjo ditë ka shpërfaqë pamjen më të turpshme që mund t’i ndodh Kosovës.
