Ramush Haradinaj nga Çabiqi: Mujë Krasniqi, zëri i lirisë në luftë dhe këngë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në hapjen e Festivalit Folklorik “T’i këndojmë lirisë” në Çabiq të Klinës, aktivitet kushtuar heroit Mujë Krasniqi. Në fjalën e tij, Haradinaj e kujtoi Mujën si simbol të guximit dhe zë të lirisë, duke theksuar se ai nuk ishte vetëm luftëtar, por edhe frymëzim përmes këngës. “Mujë Krasniqi i këndoi lirisë në frontet e luftës, duke u bërë lajmëtar i saj. Ai, bashkë me Beqir Gashin, përmes këngës dhe trimërisë, ishin frymëzim për çdo ushtar të UÇK-së.” Haradinaj u shoqërua nga babai i Mujës, Halili, kryetari i Klinës, Zenun Elezaj dhe bashkëluftëtarë të UÇK-së, me të cilët ndau kujtime dhe nderim për jetën dhe veprën e njërit prej figurave më të shquara të luftës çlirimtare. “Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit”, përfundoi Haradinaj në postimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohen mbetje mortore në Brekoc të Gjakovës, dyshohet që i përkasin listës së personave të zhdukur

Sot, në fshatin Brekoc të Gjakovës, gjatë gërmimeve të kryera nga Komisioni Qeveritar për Persona …