Ramush Haradinaj nis vizitën në Uashington: Kosovën e promovon në Capitol Hill dhe në “National Prayer Breakfast”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbërritur në Uashington për një vizitë zyrtare të rëndësishme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota, duke theksuar rolin dhe vizionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Gjatë qëndrimit të tij, Haradinaj do të vizitojë Kongresin Amerikan, ku do të mbajë fjalim në Capitol Hill, duke diskutuar për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale Kosovë-SHBA, sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin transatlantik. Fokus i veçantë do të jetë avancimi i perspektivës së Kosovës për anëtarësim në NATO. AAK e cilëson këtë vizitë si një hap të rëndësishëm për promovimin e Kosovës dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke rritur zërin e vendit në skenën globale dhe duke nënvizuar angazhimin për stabilitet, siguri dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova humb miliona nga BE-ja për shkak të bllokadës politike dhe dështimit për ratifikimin e marrëveshjeve

Kosova ka mbetur pa përfituar nga një paketë prej 171 milionë eurosh të Bashkimit Evropian, …