Ramush Haradinaj; Njëherë e përgjithmonë do të hiqet dorë nga të ashtuquajturat norma kanunore mbi të drejtat e gr

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, Ai ka deklaruar se njëherë e përgjithmonë do të hiqet dorë nga të ashtuquajturat norma kanunore mbi të drejtat e grave .  Ai me këtë rast  ka shkruar se femra  në shoqërinë e në shtetin tonë, duhet të ketë një trajtim shumë më të avansuar. Ajo më në fund duhet të jetë krejtësisht e barabartë. Vetëm me përdorimin verbal të fjalëve se gruaja është e barabartë dhe do t’i zbatojmë kuotat gjinore, nuk i përmbushim obligimet tona. Para se të marrim  masa administrative, për vendosjen e kritereve gjinore, duhet të punojmë në vetëdijësimin e secilit prej nesh, ku njëherë e përgjithmonë do të hiqet dorë nga të ashtuquajturat norma kanunore mbi të drejtat e grave”, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …