Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndrojë njësia speciale në objektet komunale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Policia e Kosovës e Njësiti Special në kuadër të saj, nuk kanë nevojë të qëndrojnë në objektet komunale. Ai e ka cilësuar prezencën e tyre si një “të palogjikshme”. “Policia e Kosovës ka detyra bazuar në ligjin në gjithë Kosovën. Por nuk ka nevojë të qëndrojë në objektet komunale, s’ka nevojë të qëndrojë njësia speciale në objekt të komunës. Ka kampet e veta, bazat e veta, ka pikat e veta të kontrollit ku i vlerëson. Nuk është e logjikshme në demokraci të qëndrojë njësia speciale në objektet komunale”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prodhuesit vendor nisin betejë ligjore ndaj ZRrE-së: “Vendimi i padrejtë duhet të rrëzohet”

Shoqata e Prodhuesve Vendor, në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka nisur një betejë …