Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Nuk është hera e parë që bie e rikthehet bllok B, por rryma nuk bën të shtrenjtohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke  komentuar postimin e kryeministrit Kurti, ka thënë se nuk është në atë post për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Haradinaj ka shkruar se lajmi i ditës do të ishte “nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës në Kosovë” e jo u rikthye në prodhim blloku B. “Nuk është hera e parë që bjen e rikthehet ky bllok. Kryeministri i paska bërë disa pyetje hipotetike: Eh sikur ta kishim të renovuar Kosovën A…eh sikur ti kishim blloqet B-3, B-4… eh sikur…Po paska harru të thotë: eh sikur të mos e kisha bllokuar vetë unë  projektin “Kosova e Re”; eh sikur të mos e kisha refuzuar gazin amerikan. Po e shkuara është e shkuar. Ai nuk është aty për të vajtuar por për të gjetur zgjidhje. Kryeministër mos e shtrenjto rrymën, e lëri retorikat”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

FBI konfirmon: Serbia e përfshirë në sulmin terrorist në Ibër–Lepenc

Hetimet për shpërthimin e kanalit Ibër–Lepenc kanë marrë dimension të ri pasi përfshirja e FBI-së …