leoni

Ramush Haradinaj: Para 31 vitesh u vendos guri i parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë

Ramush Haradinaj: Para 31 vitesh u vendos guri i parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në 31-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990, ka thënë se kjo datë do të mbetët gjithmonë në kujtesën historike. Ai u shpreh se as forca e armëve e as zhurma e tankeve nuk i firkësoi Delegatët e Pavarësisë. “Në kohë shtetrrethimi, ata kishin guximin që të vendosin gurin e parë, në themelin e një shteti që kishte nisur rrugën drejt pavarësisë”, shkruan Haradinaj. I pari i AAK-së, shton se, “ata nuk i frikësoi forca e armëve e as zhurma e tankeve. Ata i dërguan botës mesazhin e përcaktimit të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Ata janë “111 Delegatët e Pavarësisë”. 2 korriku përgjithmonë në kujtesën tonë historike”. Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë solemne për shënimin e 31-vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Lufta ime nuk ishte për emër, por për ta larguar Serbinë

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se qëllimi i luftës …