leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj për 14 nëntor kërkon votat për Ardian Gjinin, Zenun Elezin, Smajl Latifin, Agron Kuçin e Bekë Berishën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të dalin dhe të votojnë njeriun më të mirë për komunën e tyre. Ai saktësoi se  suksesi më 14 nëntor për komunat e Gjakovës, Klinës, Rahovecit, Junikut dhe Istogut është në numrin 121. “Qytetarë të Kosovës, këtë të diel me 14 tetor, ju ftoj pa dallim përkatësie partiake, etnike, fetare apo kulturore, që të dilni e të votoni të gjithë. Ju lutem votoni për ata që do ta bëjnë komunën e juaj më të jetueshme për ju. Mos i harroni pesë njerëz të jashtëzakonshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës: Ardian Gjinin, Zenun Elezin, Smajl Latifin, Agron Kuçin dhe Bekë Berishën. Jo pse janë të Aleancës, po se janë njerëz të përgjegjshëm, janë kryetarë të mirë. Jam i bindur se duke i votuar këta kandidatë për  kryetarë, ju po e bëni komunën tuaj më të jetueshme, se këta dëshmuan se dinë të punojnë me njeriun, dinë të punojnë me ju. Suksesi këtë të diele për Gjakovën, Klinën, Rahovecin, Junikun dhe Istogun është në numrin 121m ka saktësuar, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

BE: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë–Serbi mbetet kyç për rrugën drejt integrimit evropian

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011, vazhdon …