Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar qartë qëndrimin e tij me një “JO” të prerë ndaj një uljeje me këtë parti. Ai u shpreh i hapur për bashkëpunim dhe konsulta me partitë opozitare, konkretisht me LDK-në dhe PDK-në. Haradinaj konfirmoi se angazhohet për krijimin e një qeverie të opozitës dhe se është i gatshëm të shqyrtojë ftesat për konsulta, duke përmendur propozimin e LDK-së për një qeveri tranzicionale deri në vitin e ardhshëm. Ai theksoi se ftesat për bashkëbisedim nuk përbëjnë problem, por nuk ndryshojnë qëndrimin e tij për një qeveri pa VV-në.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Gruda: Gjykata ia hodhi fajin VV-së për bllokadën, duhet ta ndërrojë kandidatin për kryetar Kuvendi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës …