Ramush Haradinaj përkujton komandantin Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarët në 26-vjetorin e rënies

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, dhe 29 bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë më 30 prill 1999 gjatë përballjes me forcat pushtuese serbe. Haradinaj ka sjellë në kujtesë edhe betejën e ashpër të Qafë Mullarit, ku kishte luftuar përkrah Ilaz Kodrës në ditën kur humbi jetën vëllai i tij, Luani, dhe u plagos bashkëluftëtari Rafet Rama. Më 30 prill 1999, ata luftuan trimërisht kundër disa brigadave të ushtrisë pushtuese jugosllave, duke e kthyer rrjedhën e historisë në favor të lirisë së Kosovës, ka shkruar Haradinaj. Ai ka përmendur gjithashtu homazhet e zhvilluara për dëshmorët Jakub Demaliaj dhe Bilall Mazrekaj, si dhe pjesëmarrjen e tij në ngushëllimet për familjen e luftëtarit të ndjerë të UÇK-së, Naser Shala. Duke shprehur mirënjohje për të gjithë dëshmorët dhe bashkëluftëtarët e rënë, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për ata që sakrifikuan për lirinë e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

KDI

KDI publikon Transparometrin Komunal 2024: Përmirësim në transparencën komunale, por sfida të mëdha mbeten

Instituti Demokratik i Kosovës  ka publikuar sot Transparometrin Komunal 2024, raportin vjetor që mat nivelin …