leoni

Ramush Haradinaj përkujton luftërat në Dukagjin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar me ndjenjë të thellë dhimbjeje luftërat e kryera nga forcat serbe ndaj civilëve shqiptarë në Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Llabjan, duke i cilësuar si dëshmi të çmimit të lartë që populli i Kosovës ka paguar për lirinë dhe shtetin që gëzon sot. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj theksoi se 102 civilë të paarmatosur u ekzekutuan barbarisht nga njësitë ushtarake e policore serbe, në një akt hakmarrjeje për humbjet që Serbia po pësonte në frontet e luftës. “Ishte një krim mizor, i planifikuar dhe i kryer me qëllim të shfarosjes së shqiptarëve në tokën e tyre,” u shpreh ai. Në përvjetorin e këtyre masakrave, Haradinaj përkujtoji  edhe eprorët dhe luftëtarët e UÇK-së nga kjo zonë, si: Skënder Çeku nga Qyshku, Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani. Kosova mbetet e mbushur me varre të civilëve të ekzekutuar në përpjekje për spastrim etnik dhe shumë nga këto varre ende janë të zbrazëta. “Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen. Drejtësia për viktimat duhet të vihet në vend,” theksoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Kushtetuese pezullon përkohësisht veprimet e deputetëve, PDK: Të gatshëm për çdo proces zgjedhor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka miratuar një masë të përkohshme pas ankesës së paraqitur nga …