Ramush Haradinaj përkujton masakrën e 14 prillit në Mitrovicë: Serbia duhet të japë llogari për krimet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar masakrën e 14 prillit 1999, të kryer nga forcat serbe në lagjen “Bair” të Mitrovicës, ku u vranë dhjetëra civilë shqiptarë. Ai theksoi se trupat e viktimave, fillimisht të zhdukur, u gjetën më vonë në varreza masive në disa lokacione. Haradinaj u shpreh se është detyrë e përhershme e institucioneve të kërkojnë drejtësi për viktimat, ndërsa Serbia duhet të japë llogari për krimet. Ai theksoi se kriminelët duhet të marrin dënimin e merituar. Haradinaj gjithashtu shprehu solidaritet me familjet e të vrarëve, duke u zotuar se do të qëndrojnë gjithmonë pranë tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …