Ramush Haradinaj: Pjesëmarrja e FSK-së në “Defender Europe 2025” na bën krenarë të gjithëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen e saj në stërvitjen e përbashkët ushtarake me vendet e NATO-s, “Defender Europe 2025”, duke e cilësuar këtë një moment krenarie për gjithë vendin. Haradinaj tha se pjesëmarrja e Ushtrisë së Kosovës në këto ushtrime shumëkombëshe është rezultat i vendimeve të rëndësishme të marra në vitin 2018, kur me dakordim të plotë me Pentagonin, u votuan ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të rregullt. “Edhe pse me vonesa në sigurimin e armatimit dhe në procesin e certifikimit, sot ndjej krenari për çdo oficer dhe ushtar të Ushtrisë sonë”, – ka shkruar Haradinaj. Ai falënderoi edhe aleatët strategjikë ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces dhe vuri theksin në rolin aktiv të Kosovës për paqen, krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Të mbizotërojnë solidariteti, harmonia dhe begatia në familjet tona

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e …