Ramush Haradinaj pret delegacionin e Ushtrisë Shqiptare në Gllogjan: Kosova në NATO, garancë për paqe”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në Gllogjan një delegacion të lartë të Ushtrisë Shqiptare, të përbërë nga kolonelë të nderuar, me të cilët ka nderuar të rënët për liri. Haradinaj tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është vetëm një objektiv strategjik, por edhe një garancë për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon dhe më gjerë. “Kosova në NATO, krah për krah me vëllezërit shqiptarë, është më shumë se një synim – është një domosdoshmëri për të siguruar të ardhmen tonë në një mjedis të sigurt dhe të integruar”, theksoi Haradinaj. Vizita dhe mesazhi i Haradinajt vijnë në një kohë kur siguria rajonale dhe integrimi euroatlantik i Kosovës mbeten tema qendrore në diskursin politik dhe diplomatik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ilir Ibrahimi

Ilir Ibrahimi: Kryeministri në detyrë na krahasoi me Radojçiqin – kjo e tejkalon çdo sens normal

Drejtori i Klubit të Biznesit, Ilir Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit në …