Haradinaj

Ramush Haradinaj: Shihet se Kurti dhe kolegët e tij e kanë ndarë mendjen me vështirësuar jetën e Kosovës

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai e ka akuzuar këtë se është duke bërë veprime janë kundër mirëqenies së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Deputeti, Ramuish Hardinaj ka thënë se Albin Kurti dhe kolegët e tij se kanë vendosur ta vështirësojnë jetën në Kosovës, pasi Gjykata Kushtetuese ua ka dhënë mundësinë që të kthehen në votim të hapur, por se ata po refuzojnë. “Është situatë e vështirë, shihet se Kurti dhe kolegët e tij e ka ndarë mendjen me vështirësuar jetën e Kosovës, me bërë edhe më keq. Pra ua ka dhënë mundësin gjykata të kthehen në votim të hapur, ata nuk e respektojnë këtë. Është një situatë e rënd…është vështirë me këtë njeri” theksoi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Muslia ka drejtuar kritika të shumta …