Ramush Haradinaj shpërthen ndaj Kurtit: Mania për showbiz po e zëvendëson qeverisjen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas publikimit të fotografive dhe videove të kryeministrit Albin Kurti në Gjilan, ku ai u shfaq pranë asaj që u prezantua si prodhues i dronëve. Haradinaj e quajti këtë rast një tjetër dëshmi të asaj që ai e cilëson si fytyra reale e pushtetit aktual, duke e vlerësuar si propagandë dhe jo si veprim serioz qeverisës. “Skan­dali me foto e video të Kurtit me ‘dronin imagjinar’ është vetëm një nga qindra rastet që tregojnë se çfarë pushteti kemi përballë”, deklaroi Haradinaj. Sipas tij, Qeveria Kurti është e përfshirë nga një mani për imazh publik dhe spektakël medial, në vend se të fokusohet në çështje thelbësore për qytetarët dhe shtetin. “Etja për fotografi dhe showbiz është bërë mani e këtij pushteti”, theksoi ai, duke shtuar se kjo qasje po e zëvendëson përgjegjësinë institucionale. Në fund të reagimit të tij, Haradinaj përdori një gjuhë të ashpër ndaj qeveritarëve, duke u bërë thirrje që të ndalin, sipas tij, talljen me opinionin publik. “Kur do të ndaleni një herë?”, përfundoi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kundërshton Dimal Bashën: Aktgjykimi sqaron qartë kufijtë e shumicës në zgjedhjen e nënkryetarit serb

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës …