Në Universitetin e Prishtinës, u mbajt mbledhja komemorative në nderim të Simbolit të Rezistencës Kombëtare, Adem Demaçi

Ramush Haradinaj: Sot kujtojmë veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, kolosin shqiptar, Adem Demaçi.

Në 5-vjetorin e kalimit në përjetësi, kujtojmë sot veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare, kolosin shqiptar, Adem Demaçi.
Secili vit i jetës së bacës Adem, ishte frymëzim për brezat e sakrificës, që kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk u ndal asnjëherë së angazhuari për realizimin e idealeve për të cilat kishte kaluar tri dekada në burgjet famëkeqe serbe.
Baca Adem do të mbetet përgjithmonë në kujtesën historike si njeriu i hekurt që nuk e mposhtën as torturat më mizore të regjimit serb.
Mirënjohës përjetë rrugëtimit të tij jetësor në shërbim të atdheut!

Kontrolloni gjithashtu

Milaim Sylejmani

Milaim Sylejmani: Albin Kurti dhe “Epoka Trump”

Derisa bota po rreshtohet sipas dinamikës së re të Shtëpisë së Bardhë, te ne shqetësimi …