leoni

Ramush Haradinaj takon ambasadorin britanik, kërkon mbështetje për tejkalimin e bllokadës institucionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe sfidat me të cilat po përballet vendi. Gjatë takimit, Haradinaj e ka informuar ambasadorin britanik për angazhimet e Aleancës në këtë fazë të ndjeshme politike, duke theksuar nevojën urgjente për tejkalimin e bllokadës institucionale. “Shpreha shqetësimin për nevojën urgjente të tejkalimit të bllokadës institucionale, e cila duhet të zhbllokohet pas datës 8 gusht, kur presim qartësi nga Gjykata Kushtetuese. Funksionimi i institucioneve është thelbësor për stabilitetin demokratik dhe orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Haradinaj pas takimit. Në bisedë u theksua gjithashtu rëndësia e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa Haradinaj vlerësoi lart kontributin e këtij shteti në mbështetjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ai gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e AAK-së për integrimin euroatlantik të vendit dhe kërkoi mbështetjen e Britanisë së Madhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Luljeta Pula: Rugova u takua me Millosheviqin në kulmin e bombardimeve – gabim i pafalshëm

Veprimtarja Luljeta Pula ka bërë një rrëfim të rrallë për figurën e presidentit të ndjerë …