Ramush Haradinaj: Të pagjeturit, plagë e hapur për kombin – Kosova e palëkundur në kërkim të së vërtetës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar se çështja e personave të pagjetur mbetet plagë e hapur për kombin, e cila nuk duhet parë vetëm si shifra statistikore. Me rastin e Ditës së Personave të Zhdukur, Haradinaj tha se dhimbja për familjet që ende presin më të dashurit e tyre vazhdon edhe pas shumë vitesh nga çlirimi i vendit. “Në këtë ditë, kur bota kujton personat e zhdukur, zemrat tona rrahin bashkë me familjet që ende presin. Motrat, vëllezërit dhe fëmijët tanë të pagjetur nuk janë vetëm numra, por dhimbje e vazhdueshme për kombin. Kosova mbetet e palëkundur në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë së mohuar”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …