Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryeministër gjatë kohës kur Forca e Sigurisë së Kosovës u shndërrua në ushtri, Ramush Haradinaj ka kujtuar 14 dhetorin e vitit 2018, datën kur Kosova u bë me ushtri. Ai ka shkruar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë. ““Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh. Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet më të sigurt. Sot kemi Kosovë më të fortë” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
