Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për vrasjen e policit Muhamed Lika. Ai ka shkruar se: Jemi thellësisht të prekur nga lajmi për vrasjen në rrethana të paqarta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, pranë shtëpisë së tij në Kaçanik. Lika ishte një atdhetar i përkushtuar, i cili që në moshë të re iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, dhe më pas vazhdoi të shërbejë me devotshmëri në Policinë e Kosovës pas çlirimit të vendit. Jeta dhe vepra e tij janë një shembull i përkushtimit të thellë ndaj atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta i shprehim familjes Lika, kolegëve të tij në Policinë e Kosovës dhe të gjithë atyre që e njohën. Ky është një moment i vështirë për ata që kanë humbur një mik, një bashkëpunëtor dhe një heronj të vërtetë. Po ashtu, kërkojmë nga institucionet përkatëse zbardhjen e menjëhershme të këtij rasti tragjik dhe sjelljen e autorëve para drejtësisë. Kjo vrasje ka tronditur mbarë shoqërinë dhe duhet të japë përgjigje të shpejta dhe të plota për të siguruar që drejtësia të triumfojë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
