Ramush Hradinaj: Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbrojtur nderin e atdheut

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Hradinaj, ka përkujtuar 27 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit-Kapuçit dhe 41 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka shkruar se Mujë Krasniqit, si një ndër themeluesit e parë të celulave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, krah për krah me Shkëlzenin, Luanin, Dautin e  Ali Krasniqin luftuan në betejat më të rënda për liri. “Muja, me 41 viganë të UÇK-së, ra në male duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe nderin e atdheut. Krah për krah, pa iu trembur syri e të palëkundur, u përjetësuan në historinë e lavdishme të luftës sonë çlirimtare. “Aty ku jehuan krismat e pushkëve të Mujës me shokë e shoqe, aty u këndua kënga e lirisë. Krisma dhe këngë u bënë një për Kosovën e lirë. Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e saj. Lavdi!” ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Hradinaj. Ai ka shkruar më tutje se 20 vjet më vonë, amaneti u çua në vend, dhe u themelua Ushtria e Kosovës, duke jetësuar ëndrrën tonë të kamotshme.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Azemi: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti kërkoi dëshpërimisht ndihmë nga mërgata pas 5 vjetësh qeverisjeje

Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi ka drejtuar kriktika …