Shqiperia dhe Kosova

Raporti i Freedom House: Kosova dhe Shqipëria mbeten “pjesërisht të lira”, progres i brishtë mes krizave politike

Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të renditen si vende “pjesërisht të lira” në raportin më të fundit të Freedom House, duke reflektuar një realitet ku përparimet mbeten të kufizuara dhe të cenueshme nga zhvillimet politike dhe institucionale. Në raportin “Liria në Botë 2026”, Kosova ka shënuar një rritje simbolike prej vetëm një pike, duke arritur në 61 nga 100. Megjithatë, ky përmirësim vlerësohet si i brishtë, pasi gjatë vitit 2025 vendi u përball me një bllokadë të gjatë politike dhe funksionim të zgjatur të një qeverie në detyrë, që ndikoi negativisht në pavarësinë e gjyqësorit dhe sigurinë institucionale. Raporti thekson se, ndonëse gjykatat në Kosova kanë dhënë vendime që dëshmojnë një shkallë të pavarësisë, ato vazhdojnë të përballen me trysni të forta politike. Kjo situatë, e kombinuar me ndërhyrjet dhe problemet strukturore në sistemin e drejtësisë, vazhdon të pengojë konsolidimin e sundimit të ligjit. Edhe Shqipëria mbetet në të njëjtin kategori, ndonëse me një rezultat më të lartë prej 69 pikësh. Rritja prej një pike nuk mjafton për të ndryshuar statusin, duke dëshmuar se sfidat në funksionimin e institucioneve demokratike dhe garantimin e lirive qytetare vazhdojnë të jenë të pranishme. Ky vlerësim për Kosovën dhe Shqipërinë shërben si një sinjal i qartë kritik se progresi formal nuk mjafton. Pa stabilitet politik, institucione të pavarura dhe luftë reale kundër korrupsionit, statusi i “pjesërisht të lirë” rrezikon të mbetet një realitet i gjatë dhe i pandryshueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj: Opozita duhet të vendosë vijat e kuqe dhe të refuzojë bashkëpunimin me Albin Kurtin

Dardan Molliqaj ka deklaruar se moszgjedhja e presidentit nuk është rezultat i mungesës së vullnetit …