Rashit Qalaj

Rashit Qalaj përjashton çdo koalicion me VV: “Asnjëherë, asnjë votë”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Rashit Qalaj, ka përjashtuar kategorikisht çdo mundësi për krijimin e një koalicioni mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje pavarësisht rrethanave politike. Në një deklaratë të prerë, Qalaj u shpreh: “Koalicion me VV-në nuk do të ketë asnjë votë kurrë për jetë. Unë nuk e votoj asnjë koalicion, edhe nëse Bedri Hamza është kryeministër.” Ai theksoi se kjo nuk është vetëm një qëndrim personal, por përfaqëson qëndrimin e përgjithshëm brenda partisë: “Si unë, edhe shumica e deputetëve që i kemi në grupin parlamentar, edhe e gjithë PDK-ja, jemi kundër themelimit apo koalicionit me VV-në, për shkak të hendekut të madh që ekziston mes nesh.”. Ky refuzim i prerë nga PDK-ja shton më tej sfidat për krijimin e një mazhorance funksionale.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …