REAGIM nga Komuna e Ferizajt

Ditën e sotme, morëm informacionin se pika 6 në kuadër të Parkut Memorial të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, bunkeri i vendosur në këtë pikë është dëmtuar e djegur nga individ deri më tani të paidentifikuar. Komuna e Ferizajt, shpreh shqetësimin e thellë dhe dënon këtë akt të shëmtuar dhe njëkohësisht i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës në Ferizaj që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për ta zbardhur këtë rast dhe kryesit e kësaj vepre të vihen para drejtësisë.

Parku Memorial i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc, përveç projekt unik në gjithë vendin – investuar nga Komuna e Ferizajt, paraqet edhe vlerë të jashtëzakonshme historike, kujtesë për brezat, luftën tonë të lavdishme çlirimtare, andaj Komuna do të ndërmarr të gjitha veprimet që pas procedurave të organeve të sigurisë ta rikthej pamjen që kishte, vlerat që përfaqëson ky vend, pika 6 e Parkut Memorial të UÇK-së në Jezerc.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …