Reagime të ashpra pas votimit: Haxhiu dhe Krasniqi akuzojnë PDK-në për ‘harmoni me Listën Serbe’,

Pas dështimit të votimit për formimin e Qeverisë “Konjufca 1”, skena politike kosovare u përfshi nga përplasje të forta verbale. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, dhe bashkëshorti i saj, deputeti Alban Krasniqi, reaguan menjëherë me akuza ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke i barazuar votat e kësaj partie me ato të Listës Serbe. Haxhiu publikoi një fotografi nga Kuvendi, ku shihen deputetët e PDK-së dhe të Listës Serbe duke votuar kundër kandidaturës së Glauk Konjufcës për kryeministër, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Në harmoni të plotë”. Pas reagimit të Albulenës, për votimin në Kuvend që çoi në dështimin e Qeverisë “Konjufca 1”, një reagim edhe më i ashpër erdhi nga bashkëshorti i saj, deputeti Alban Krasniqi. Edhe Krasniqi publikoi të njëjtën fotografi ku shihen deputetët e PDK-së, dhe të Listës Serbe duke votuar kundër Konjufcës, duke i barazuar dy grupet parlamentare. “Qe, çka keni votu. E kam fjalën për këta të PDK-së”, shkroi ai në Facebook. Por reagimi i tij nuk u ndal me aq. Krasniqi shënjestroi edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, duke e vendosur në një foto të përbashkët me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiqin. “Cili ke Lumiri? Se nga fjalimet e tyre nuk munda t’i dalloj”, shkroi ai me tone ironike.

Kontrolloni gjithashtu

Reagimi i Vlora Çitakut ndaj VV-së: ‘Akuzat ndaj Sala Jasharit janë të papranueshme dhe të padrejta’”

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave …