leoni

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama iu kundërpërgjigjet me fakte e argumente përkrahësve të Dik Martit

Reagime të shumta pozitive ka ngjallur fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës

Reagime të shumta pozitive ka ngjallur fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës nga figura politike dhe analistë të shumtë në Kosovë. Një ndër ta është edhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili falënderon Ramën për fjalimin dhe miratimin e Rezolutës së propozuar nga Shqipëria kundër Raportit të ish-senatorit Dik Marti, për trafikim organesh në luftën në Kosovë. Më tej, ai thekson se Rama nuk humb asnjë mundësi për të mbrojtur Kosovën. Është fat i madh për Kosovën që në këtë periudhë sfiduese, Shqipëria ka një kryeministër si Edi Rama – i cili nuk e humb asnjë mundësi që i jepet për të mbrojtur Kosovën, luftën tonë çlirimtare dhe të drejtën tonë të patjetërsueshme për liri dhe pavarësi. Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz dhe dashurinë e pakushtëzuar për Kosovën. Populli i Kosovës të është mirënjohës!”, shkruan Krasniqi

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, pret ministrat e jashtëm në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në Tiranë ministrat e jashtëm të vendeve …