Reçica: Familjareve të dëshmorëve u është bërë padrejtësi

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skënder Reçica nëpërmjet profilit të tij në facebook është shprehur se familjarëve të dëshmorëve deri më tani u është shkaktuar padrejtësi, duke ju refuzuar e drejta për përfitim të pensionit familjar të dëshmorit, krahas pensionit kontributiv.

“Përgjatë këtyre dy viteve si ministër në MPMS, në zyrën time kam pritur shumë pensionistë, familjarë të dëshmorëve të cilëve ligji aktual iu ka pamundësuar të drejtën për pension kontributiv dhe të familjarit të dëshmorit njëkohësisht. Kjo e padrejtë ka rënduar shumë pensionistët jo vetëm në aspektin financiar por gjithashtu edhe në aspektin moral e meritor.

Me Reformën Pensionale, pensionistët do të gëzojnë pensionin kontributiv për djersën e derdhur, por edhe pensionin e familjarit për gjakun e derdhur. Kjo do të realizohet me një shumë unike për të dy pensionet.

Me NISMA ‘n në Qeveri, ky diskriminim nuk do të zgjas më shumë se muajt e parë të qeverisjes, sepse ne jemi të përkushtuar në përfundimin e reformës pensionale të nisur gjatë këtij mandati”, ka shkruar ndër të tjera në profilit të tij në facebook, Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenjes Sociale, Skënder Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …