Gjermania nuk synon ta dërgojë ndonjë emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi

Gjermania nuk synon ta dërgojë një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, ashtu siç u raportua së fundi. Nëpërmjet ambasadës së vet në Prishtinë, shteti i cili kundërshton idenë e korrigjimit të kufijve, ka thënë se ky proces duhet të ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. “Gjermania e mbështet dhe ndjek nga afër dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Gjermania do të vazhdojë ta bëjë këtë përzemërsisht me Komisionin e ri të Bashkimit Evropian”, thotë ambasada gjermane. Aktualisht, ambasadorja Susanne Schütz në Zyrën Federale Gjermane është Drejtore për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s. Në këtë rol, siç ka thënë Ambasada gjermane, ambasadorja Schütz është e Dërguara Speciale për Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha çështjet që lidhen me të. “Nuk kemi synime për të emëruar një të dërguar kombëtar për dialogun, pasi ky proces është nën kujdesin e Bashkimit Evropian”, kanë thënë ata.

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …