Kamenica mbështet fuqishëm AKR-në, kryetarin Pacolli dhe Ministrin Matoshi

Kamenica mbështet fuqishëm AKR-në, kryetarin Pacolli dhe Ministrin Matoshi

Me një pjesëmarrje masive të qytetarëve, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur takim me qytetarë dhe anëtarë të degës së saj në Kamenicë, në të cilin takim është prezantuar kandidatura për deputet e Ministrit, Fatmir Matoshi, siç u tha të vetmin Ministër që ka pasur deri me tani që nga pas lufta Komuna e Kamenicës. Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtuar Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ofroi përkrahje të fuqishme për Ministrin Matoshi në garën e tij për deputet në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij Ministri Matoshi do të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve te Kamenicës, komuna kjo që  me vite ka mbetur mbrapa. Pacolli kërkoi nga qytetaret kamenicas mbështetje për koalicionin AKR-NISMA-PD, koalicion ky që sipas tij do të bëjë ndryshimin e duhur në Kosovë, duke zhvilluar vendin e duke ofruar punësim për të rinjtë. Në këtë takim u bë edhe prezantimi i kandidatëve tjerë për deputet nga Aleanca Kosova e Re.

Kontrolloni gjithashtu

Malisheva as në vitin 2024, nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror, pasi Qeveria-Kurti po e persekuton këtë komunë

Komuna e Malishevës as në vitin 2024 nuk ka marrë përkrahje nga niveli qendror. Nënkryetari …