Reçica në Maltë Paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes së parë për punësim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica po qëndron në një vizitë zyrtare në shtetin e Maltës, me ftesë të ministrit të Familjes, të Drejtave të Fëmijëve dhe Solidaritetit Social, Michael Falzon. Në kuadër të kësaj vizite, ministri Reçica është takuar dhe me ministrin e Edukimit dhe të Punës, Evarist Bartolo me të cilin kanë biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e punësimit dhe edukimit profesional. Ministri Reçica dhe Bartolo u dakorduan për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash në këto dy fusha. Gjithashtu, gjatë takimit, të dy ministrat u dakorduan që të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit dhe angazhimit sezonal të punëtorëve, respektivisht qytetarëve të Republikës së Kosovës, në shtetin e Maltës, shtet ky i Bashkimit Evropian. Reçica dhe Bartolo u pajtuan që të intensifikohet puna e grupeve punuese, në mënyrë që kjo marrëveshje të finalizohet sa më parë, me qëllim që të nënshkruhet në një të ardhme të afërt dhe të fillojë implementimi i saj në praktikë. Ministri Reçica e ftoi ministrin maltez për vizitë zyrtare në Prishtinë, për të nënshkruar marrëveshjen pas finalizimit nga grupet punuese të të dyja shteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, në Viti përkujtohet gazetari i rënë, Kerem Lawton

Me rastin e 3 majit-Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit një delegacion i komunës së …