Labinot Dervishaj: Profesor Ahmet Qeriqi të nderohet si Hero Kombëtar

Reflektoj se . . . heshtja po ulërin!

RECENSION i poemës “Me Ty, lidhur kombi, si gjaku me zemër” të poetit Isa Ferizaj, nga prof. Ahmet Qeriqi – drejtor i Radios “Kosova e Lirë”, një medium i njohur për mbështetjen e Luftës Çlirimtare të Kosovës dhe promovimin e vlerave kombëtare shqiptare.

* Kush më mirë, në kohën tonë, do të shkruante një
poemë për Enverin, sikur e ka shkruar biri besnik i
Atdheut, Isa Ferizaj?!
Ahmet Qeriqi
Tani që nuk e kemi në mesin tonë Dritëro A-gollin, tani që
Kadare ka ndërruar ngjyrën, tani që poetët e dikurshëm që i kanë
shkruar me ze-mër Enverit, disa janë moshuar e dërmuar, disa
nuk janë më, tani, nuk e di kush do të mund ta shkruante një
POEMË – EPOPE, me mendje e zemër, sikur e ka shkruar Isa
Ferizaj, në Ditëli-ndjen e Enverit, pasi Xhaxhi ka vetëm ditëlindje…
Do të mund ta shkruante edhe Gjon Bruçi, po nuk di sa i shkon
ky zhanër; Do të mund ta qën-diste fare mirë edhe Ylli Meçe, por
ai shkuan analiza, komente, vështrime;
Isa Ferizaj
Do ta shkruante me gjithë zemër, Preng Cub Lleshi, por si
duket ka halle e derte;
Do ta shkruante edhe Ilmi Qazimi, por nuk di a shkruan apo jo
poema.
Por për të shkruar një poemë të tillë epope, kësaj radhe do të
mund ta shkruanin edhe sa e sa të tjerë…dhe u gjet Isa Ferizaj,
tekstshkruesi lapidar i poezive e këngëve për dëshmorët e Atdheut,dëshmorët e UÇK- së heroike.
Jo vetëm katër e pesë,por janë edhe katërdhjetë e katërqind e,
më shumë poetë, krijues e analistë shqiptarë, që i kanë shkruar, i
shkruajnë e do t’i shkruajnë Enverit, të pavdek shmit, sepse duke e
parë sot Shqipërinë se në ç’gjendje të mjerë e kanë katandisur,
bijtë e saj shkapërndarë, nuk ka si të mos kujtohet Enveri dhe pasuesit e Tij idealistë, për ditë e përnatë,nuk ka si të mos kujtohen
veprat e Tij në ngritjen e arsimimit, e-dukimit, përparimit, zhvillimit të gjithanshëm të Shqipërisë Socialiste, e cila rrezatonte dritë lirie edhe tek ne, në Kosovë, në Kosovën Lindore, në Mal të Zi,
në Maqedoni, në Greqi, në mërgatë, duke e ngulfatur në fyt mërgatën e qyqeve, që sot ja-në shndërruar në korba e sorrashka…

Isa i nderuar,
U zgjata në këtë hyrje jo pa qëllim, para se të shkruaj disa fjalë e fjali për vlerën ideore artistike e brendinë lapidare të kësaj
poeme, që na kthen në kohët e kaluara, në kohët e vërteta, jo vetëm për nostalgji, por për faktin se gjatë këtyre viteve të “demonkracisë”, nuk ka ditë, s’ka çast, që nuk është përmendur e përmendet Enver Hoxha, natyrisht duke mos i përjashtuar edhe ata që
dikur i binin te këmbët, e sot kanë sy e faqe edhe ta përbuzin e ta
shajnë duke treguar vetë amoralitetin e tyre, hipokrizinë, poshtërsinë e shpirtin e vet qymyr të zi.
Dhe, përderisa përditë,kudo ndër shqiptarë, përmendet Enveri,
është e natyrshme që ai gjallon, gjallojnë mësimet e porositë e Tij,
veprat e Tij.
Sa më shumë e shajnë çanaklëpirësit e globa lizmit,aq më e
qartë bëhet figura e Tij, sepse kur të shan hajni, mashtruesi, vrasësi, atdhemohuesi, të ngrihet nderi e nami, sepse kur të thurë ku-
Isa Ferizaj
rorë lavdie,trimi, burri, besniku, dalin më në pah meritat dhe ato,
as kanë munguar, as do të mungojnë.
Epopeja e Isa Ferizajt: “Me Ty, lidhur kombi, si gjaku me zemër!”, është një krijim përkushtues i mishëruar me substancën e
përceptimit artistik të një kohe, të një epoke të lavdishme, e cila
nuk ka vdekur, sepse faqja e zezë e botës së sotme kapitalist, bën
që ajo kohë të rikthehet në kujtesë, jo vetëm si nostalgji,por si një
realitet, si i vetmi realitet, si vetë drita diellore, pavarësisht se:
Vitet ikur tutje, horizonteve kalëruar;
Por prore, Enver Ti, nesh na je afruar!
Horizontesh historie, qartaz Ti, viganmal;
Horizontesh zemre, i madhërishmi gjenial!
Poeti i madh, Isa Ferizaj,është në mesin e atyre intelektualëve
shqiptarë, të cilët kurrë nuk janë luhatur në bindjet e tyre, as pas
përpjekjeve të çmendura, dhe pas përmbysjes së dhunshme, (bashkë me tradhtinë brenda) që iu bënë idealeve më të pastra njerëzore, sikurse janë idealet e vërteta socialiste, për liri drejtësi e barazi njerëzore, shoqërore, ideale që sot iu mungojnë zyrtarëve të
Shqipërisë.
Idealistët, qoftë për një ditë të vetme gjatë këtyre 32 viteve të
tmerrshme të Shqipërisë, nuk janë dhënë, nuk janë dorëzuar,as pas
mazohizmit të çmendur, të kthimit kundër vetvetes, kundër tërë
asaj godine madhështore që e kishte ndërtuar djersa dhe sakrifica
e të gjithë shqiptarëve, dhe sot e kanë zhvatur njëqind apo dyqind
manjatë shqiptarë, në bashkëveprim me serbët, grekët, italianët e
me të tjerë si vetja e tyre.
Andaj poeti duke kujtuar katrahurën e përjetuar rëndë, atë të
përmbysjes, katrahurës, e cila nuk po ndalet, nuk ka si të mos
shkruajë:
Me Ty Enver, o Yllshqipja e Flamurit;
Qemë shqiponja, mundëm re e rrufe, ne.
Sot, bash si sorrat, flamurgrisur e përdhe!
Me Ty, kreshnik, patëm palcën si të gurit!
Reflektoj se . . . heshtja po ulërin!
Duke rikthyer në kujtesë unitetin popull-parti, unitetin e çelikosur mbi të gjitha ndasitë, fetare, krahinore, feudale, borgje-ze
e klanore, Isa Ferizaj shkuan në Poemën e tij:
Veç Enverianja Epokëmadhe,
Muret e ndasive na i rrafshoi.
Brenda hapësirash si në pranverë,
Çelen vlerat, prore urtësia gëloi!
Ajo ishte epoka, që kishte bërë kthesat më të mëdha në historinë e kombit, epoka e cila për 45 vite kishte kapërcyer 500 e më
shumë vitet e robërisë, që jo vetëm e kishte nxjerrë Shqipërinë nga
morbiditeti e intolenca bizantino-aziatike, e më vonë fashisto-naziste por e kishte përparuar në të gjitha segmentet duke marrë në
duar edhe flamurin e lavdisë. Por pikërisht në atë kohë, gjatë atyre
kapërcimeve kolosale, kur Shqipëria qe kthyer në një “atdhe të
kuq në rruzullin tokësor”, mëria dhe xhelozia e zezë kapitaliste,
po kurdiste shembjen e Shqipërisë Socialiste nga përbrenda ambasadave të huaja, në Tiranë.
Ambasadat, jashtë protokollit shtetëror kishin hapur portat me
qëllim që të shiturit e të manipuluarit t’i përdornin për qëllimet e
veta, sikur ishin disa nga mbetjet e ish regjimeve antishqiptare.
Dhe, shembja ndodhi në sinkron me agjenturat botërore të instaluara nga qarqet më të liga antishqiptare. Andaj poeti në monologun e tij, i rrëfen Xhaxhit se:
Sot, i yni atdhe, s’është si e pate lënë;
As korr, as mbjell, dita-ditës merr hua!
Mjerë shqiptarët e atdheu, turpi zënë;
I tyri fat, në çfarë duar harbutërish ra!
Mbi tri dekada, banda çakejsh politikë;
E shqyen vendin, bënë çfarë deshën!
O sa turp! N’ sy të botës, kriminelët;
Nënë Shqipërinë, cullak, e zhveshën!
Isa Ferizaj
Aty lahen, aty thahen e, aty lëpihen,
Njëjtas, shkërdhatat, dalin të shiten!
Flakë digjet, shkrumbohet, Shqipëria,
E, prostitutat politike, zënë të krihen!
Poeti, Isa Ferizaj ka arritur të depërtojë në thellësitë e pasqyrimit të realitet me kontradiktat mes së djeshmes njerëzore, morale
dhe të sotmes së shthurur e imorale, që dallojnë si dita e ndritur e
diellit dhe terri i tmerrshëm i natës.
Në këto tri strofa, të veçuara nga qindra syresh, poeti ka krijuar tablonë më realiste të mundshme, me të zezat që e kanë pllakosur Shqipërinë në këto më se tridhjetë e dy vitet e fundit.
Ekonomia e sotmë kapitaliste e Shqipërisë, udhëhiqet nga mafia ekonomike tregtare,me botën tjetër të kapitalit e,jo nga qeveria
informale, sepse ajo ka të tjera detyra,në këtë rend shoqëror të kapitalizmit të xhunglës.
Sot këto mendje të kalbura, po rrahin daullet kundër komunizmit e kundër Enver Hoxhës.
Këto mbetje fashiste, balliste, naziste, zogiste, titiste, rankoviçiste, disa nga bijtë e bijat e tyre tashmë të vetëdeklaruar si demokratë, duan ta kthejnë prapa, në mos ta zhdukin krejt historinë e
ndritur 45-vjeçare të Shqipërisë Socialiste e cila u dha punë, bukë,
banesa, i shkolloi edhe pse ishin bij kolaboracionistësh,e tradhtarësh me damkë, i bëri madje edhe kuadro të shtetit, por njerëz nuk
arriti t’i bëjë dot, sepse ata u kthyen sërish në gjenezën e ADN-së
së tyre.
E keqja monstruoze, globaliste kapitaliste, s’e ka prekur vetëm Shqipërinë, por ajo e ka mbarsur pjesën më të madhe të botës, konstaton poeti, Isa Ferizaj.
Ajo e ka metastazuar pal-cën kurrizore të botës dhe nuk ka më
kthim prapa, sepse është mbarsur me aq shumë kriza, sa nuk përballet dot me to dhe ato tashmë kanë filluar të zbrazen, me luftëra,
me kriza ekonomike, me mbipasurime të të pasurve dhe, me tejvarfërim të të varfërve.
Dhe, kjo po shihet më së miri në vargjet e Poemës së tij:
Reflektoj se . . . heshtja po ulërin!
Kriza, luftëra plot, moralshthurura botë;
Klima, mjerimi, rrezikon jetën në Tokë!
Babëzia çmendi klimën, skamja po vret;
Kapital rendkalburi, vetëshpallet “mbret”!
Duke i bërë një përshkrim të gjithanshëm e deri në detaje të
gjitha zhvillimeve, në kohë e hapësirë, në sinkroninë e diakroninë
e zhvillimeve historike, duke krahasuar të mirat e të ligat e epokës, ku ishim e, ku jemi tani,duke sjellë fakte e argumente të qëndrueshme dhe që nuk kontestohen dot me gjuhën e fakteve, duke
bërë ballafaqime të dy botëve, poeti Isa Feizaj, për fund të poemës
së tij të gjatë dhe të përpunuar artistikisht në të gjitha segmentet letrare artistike, ka zgjedhur nga muza e tij dhe, ka shkruar një
strofë lapidare:
I epokave, Ti, Everesti njerëzor;
I mendimit, Ti, dritënori diellor!
I frymës e idesë, arkitekti prijëtar;
Në ballë të lavdisë, prore Ti i parë!
Struktura kompozicionale e poemës “Me Ty lidhur kombi, si
gjaku me zemër”, është ndërtuar e ndërthurur me mjeshtëri artistike.
Poeti iu ka përmbajtur me besnikëri strofës së rimuar tradicionale të metrikes shqipe, e cila jep mundësi të pakufishme shprehëse dhe melodi të ritmikës hapëruese bashkë me kohën…
Isa Feizaj është poet e njeri i thjeshtë, atdhetar e kombdashës,
është biri i popullit, është pasuesi besnik i Dritëro Agollit dhe i
gjeneratave më të afirmuara letrare të kohës, i cili nuk ka rënë në
batakun e Ismail Kadaresë, pavarësisht respektit që ka për krijimtarinë e tij të viteve të realizmit socialist, ashtu sikur ka shumica
dërmuese e shqiptarëve,edhe pse Kadarea i sotëm është larg nga ai
kohës së socializmit, kohë ajo e cila ia kishte hapur të gjitha horizontet dhe, të cilat ai, i përbuzi me aq lehtësi.

Ahmet Qeriqi. Në Elbasan, më 24.10.2022

Kontrolloni gjithashtu

AGRON CAMI: DISA VLERËSIME PËR ROMANIN “UDHËTIM I TE SHTUNËS SË FUNDIT”

Lexova romanin me titull “Udhëtim i të shtunës së fundit”. Përgëzime autorit, Agron Cami për …