leoni

Reinhard Butikofer, reagoi kundër urimit që shefi i BE-së, Josep Borrell, i drejtoi qeverisë se re të Serbisë

Deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, reagoi ashpër kundër  urimit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, për qeverinë e re të Serbisë, duke theksuar praninë e dy personave të sanksionuar nga SHBA-ja në kabinetin e saj. Butikofer shpreh habinë e tij ndaj këtij qëndrimi të politikanit spanjoll, e cilëson atë si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”. Ai ngulmon në pyetjen se si një zyrtar i lartë i BE-së mund të bëjë një gjest të tillë, duke e vlerësuar si një akt të paimagjinueshëm. Butikofer citon reagimin e Milosh Vuçeviq, duke përmendur se Serbia shpreh qartë dëshirën e saj për anëtarësim në BE, duke u lidhur me kushtet e Rusisë. Reagimi i deputetit gjerman Butikofer shpreh shqetësimin e rritur në BE për lidhjet e qeverisë së re serbe me sanksionuarit për korrupsion nga SHBA-ja, si dhe për influencën e Rusisë në procesin e integrimit evropian të Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ maqedoni

Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski

Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …