Lëvizja popullore shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha Telegram ngushëllimi Me hidhërim të thellë mësuam lajmin se çenka nda nga jeta zëri kumbues i luftëtarit për çlirim, flakadani i rezistencës sonë kombtare njeriu më i çeliktë që gjithmonë qëndroi si shtyllë betoni përballë shovenizmit serb e ky ishte dhe mbeti Ahmet Qeriqi. Baca Ahmet ishte një kapedan i pamposhtur nga UDB-ja jugosllave, rezistenca e tij edhe përmbrenda qelive të terrorit serb ishte më e fuqishme se e atdhetarëve me integritet maksimal por që ishin në ilegalitet. Ndarja e tij nga jeta është dhimbje skajshmërisht e madhe sepse nga sot nuk e kemi në mesin tonë flakadanin e lirisë, tribunin e popullit të shtypur e të nëpërkëmbur pafundsisht, gjeniun e letrave shqipe me një fjalë nuk ka veprimtari atdhetare për të cilën baca Ahmet Qeriqi nuk ishte gjithmonë në këmbë. Për nga atdhetarizmi dhe intelektualizmi Ahmet Qeriqi u rrin karshi vetëm Adem Demaqit dhe Ukshin Hotit. Le të shërbejë jeta dhe shkëlqimi i tij si udhërrëfim që detyrën ndaj atdheut ta hedhin me lavdi përpara. Familje e nderuar Qeriqi pranoni konsideratën tonë për babanë dhe familjarin tuaj për të cilin edhe ne maksimalisht jemi krenarë, i qoftë i leht dheu që e mbanë përsipër. Me respekt : Remzi Hasani
