Reparti elitë i Policisë Shqiptare RENEA mori pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai

Reparti elitë i Policisë Shqiptare RENEA mori pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale, që u zhvillua në Dubai

Nga data 13 deri më 17 mars forcat RENEA të Policisë Shqiptare testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve në Dubai. Në këtë turne morën pjesë edhe 41 skuadra speciale nga e gjithë bota. Për 5 ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme. Në ditën e parë të garës, forcat RENEA, u renditën të 10-tët duke lënë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në Evropë. RENEA- e thënë ndryshe, reparti i eliminimit dhe neutralizimit të elementit të armatosur janë elita e Policisë së Shtetit. Në Dubai këto ditë është mbajtur edhe samiti botëror i policisë ku i pranishëm ka qenë drejtori i policisë shqiptare Gledis Nano.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …