Republika e Kosovë gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Republika e Kosovë gjatë këtij viti do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Republika e Kosovës do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kështu thonë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, madje në gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë këtij viti. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se aktualisht po punohet me ritëm të shpejtuar në planin e veprimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Pasi që ky institucion është një prej organizatave më të rëndësishme në Evropë dhe Kosova është i vetmi vend nga rajoni që nuk është pjesë e tij.

Edhe Xhavit Haliti, kryetar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se kërkesa për anëtarësim në këtë mekanizëm duhet të bëhet, por, siç tha ai, para se kjo të ndodhë duhet të ketë siguri se mekanizmat përkatës do ta përkrahin kërkesën për anëtarësim të Kosovës. Megjithatë, sipas tij, pritet që Qeveria të bëjë kërkesën sipas rregullave dhe proceduarve të organeve të cilat do ta trajtojnë kërkesën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …