Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën përmbyllëse. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orët e para të së martës janë rinumëruar gjithsej 1,887 vendvotime, apo 73.80 për qind e numrit të përgjithshëm prej 2,557 vendvotimeve që janë paraparë për rinumërim. Rinumërimi ka nisur më 13 janar 2026 dhe deri më tani është përmbyllur në 25 komuna. Nga KQZ kanë bërë të ditur se ekipet po vazhdojnë punën me kapacitete të plota, me synimin që rinumërimi i vendvotimeve të mbetura të përfundojë sa më shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …