Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka përdorur gjuhë fyese dhe terma të ulët ndaj ish-funksionarit të lartë shtetëror, Skender Hyseni, në biseda private me Faruk Mujkën, Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”. Në këto komunikime, ajo e quan Hysenin “minuk”, duke demonstruar një diskurs denigrues ndaj figurave publike. Bisedat janë siguruar nga VOX Kosova brenda telefonit të Faruk Mujkës dhe gjenden tashmë në dosjen e Prokurorisë. Ato, sipas publikimit, dëshmojnë qartë se përmes ndikimit direkt të ministres Artane Rizvanolli dhe orientimeve politike nga Dejona Mihali e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo parti kishte kapur pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në Ndërmarrjen Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”. Në vijim të bisedës, Mujka shprehet se vetëm gjatë intervistës ka pasur mundësi të vlerësojë kandidatët, duke veçuar Bajraminë, për të cilin thotë se është “asi LDK i tipit të Skender Hysenit”. Kësaj deklarate, Rizvanolli i përgjigjet me tallje: “Hahahah. Bash!!. Asi minuki. Që bëhet i pagajshëm”. “E njeh krejt Mitrovica çfarë është”, ia kthen Mujka.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
