Në këtë ditë të shenjtë për historinë tonë kombëtare, përulemi me nderim dhe respekt të thellë para gjithë atyre që dhanë jetën, mundin dhe gjakun për lirinë e Kosovës. Kjo ditë është fryt i sakrificës sublime të dëshmorëve, martirëve, luftëtarëve të lirisë dhe të gjithë atyre që me guxim e qëndresë ndërtuan themelet e shtetit tonë të lirë e sovran.
RKL dhe TV Dielli, si zëra të qëndrueshëm të fjalës së lirë shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë ju – bijtë dhe bijat e këtij vendi – që nuk u përkulët, që besuat, luftuat dhe punuat që kjo ditë të vijë.
Lavdi përjetësisht të rënëve për liri!
Nderim për familjet e tyre dhe të gjithë kontribuuesit e çlirimit!
Gëzuar Dita e Çlirimit!