leoni

Robert Benjamin: Dezinformimi në Kosovë mbjell konflikt dhe dëmton stabilitetin rajonal

Drejtori Rajonal për Programet e Evropës Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar të Amerikës, Robert Benxhamin, shprehu shqetësimin e tij lidhur me ndikimin e dezinformimit në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit. Ai deklaroi se është ende e paqartë se kush qëndron pas financimit të këtyre përpjekjeve për përhapjen e lajmeve të rreme, por theksoi se efekti kryesor i tyre është nxitja e konfliktit, gjë që nuk i shërben Kosovës dhe asnjë shteti tjetër në rajon. Benjamin krahasoi situatën e Kosovës me vendet e tjera, duke përmendur se edhe vende të zhvilluara si Sllovakia, një anëtare e NATO-s dhe BE-së, po përballen me nivele të larta të dezinformimit. Ai vuri në dukje se dezinformimi nuk është problem vetëm në Ballkan, por një sfidë globale që prek vendet evropiane dhe Amerikën.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …