Robert Bosch: Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n

Masës së madhe protestuese në Hagë, i është drejtuar edhe ish ambasadori i Hagës në vendin tonë, Robert Bosh. Ai ka shfaqur mospajtimin me akuzat që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka sjellë në kujtesë presionin që bëhej për krijimin e kësaj gjykate. “Ish i udhëzuar nga Holanda që të bënte presion për themelimin e Gjykatës Speciale edhe pse kjo ide nuk më pëlqente. Nuk më pëlqente sepse më dukej e pakuptimtë që serbët të mos gjykoheshin nga kjo gjykatë, por e bëra punën time. Ta quash UÇK-në organizatë kriminale është ofendim i madh për NATO-n sepse NATO-ja nuk bashkëpunon me organizata kriminale” theksoi mes tjerash para masës së madhe protestuese, ish ambasadori i Hagës në vendin tonë, Robert Bosh.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ sqaron rregullat e fushatës, partitë me aktivitete deri më 28 dhjetor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar për të drejtat dhe aktivitetet që subjektet politike mund …