Robert Elsie: Literatura shqipe në traditën islame-osmane II

Bashkëkohesi i Bastarit, Muhamet Kyçyku[10][14] (1784 – 1844) sherben si pike tranzitive ndermjet versetit klasik te Bejtexhijve dhe poezise se Rilindjes se gjysmes se dyte te shekullit te nentembedhjete. Kyçyku, qe njihet gjithashtu si Muhamet Cami, sihte nga Konispoli ne Jug te Shqiperise se sotme. Ai studioi teologjine Islame per njembedhjete vjet ne Kairo, ku nje komunitet i madh Shqiptar ekzistonte. Gjate kthimit ne fshatin e tij te lindjes ai sherbeu si hoxhe dhe vdiq me 1844 (1260 P.H.).

Kyçyku ishte relativisht nje autor profilik qe shkroi ne dialektin Cam, dhe sic duket eshte poeti i pare Shqiptar qe te kete shkruar peome te gjate. Puna per te cilen ai morri edhe fame eshte perralla romantike Erveheja, qe fillimisht u quajt Ravda (kopeshti), shkruar rreth 1820-es. Kjo perralle poetike flet per aventuren e Ervehese se drejte qe arrin te ruaj nderin e saj perpara shume sprovash dhe problemesh. Burri i Ervehese shkon larg dhe e le ate nen kujdesin e vellait te tij, i cili edhe pse i premton te vellait per miresjellje, mundohet qe ta terheqe ate. Erveheja i rreziston perpjekjeve dhe kercenimeve me vdekje qe kunati i saj i ben asaj. Vellai i terbuar nga inati, hakmerret ndaj Ervehese duke shpifur dhe akuzuar ate per prostitucion, gje qe e con ate te denohet me vdekje me gure nen ligjin e kohes. Erveheja mrekullisht i shpeton ndershkimit te saj me gure, dhe merret e gjalle nga guret nga nje aristokrat qe kalon aty, i cili pasiqe degjon fatin e saj e con ate ne shtepi tek gruaja e tij. Erveheja pasiqe sherohet nga lendimet e saj, bie serisht viktime e aristokratit qe bie ne dashuri me ate. Ajo rrefuzon serisht dhe i tregon atij se ajo eshte e martuar, gje qe e con aristokratin qe te terhiqet. Me vone nje sherbetor ne shtepine e te pasurit mundohet qe ti afrohet Ervehese, por edhe ai largohet me pas. Sherbetori merr hak kunder Ervehese duke vrare djalin e pronarit te tij dhe duke akuzuar Ervehen si vrasese te tij. Ceshtja me vone qartesohet dhe pasaniku bindet qe Erveheja eshte e pafaj, por ai eshte i detyruar qe ta largoje Ervehene nga shtepia e tij, duke i dhene asaj 400 copa flori si rroge per largimin e saj. Por hallet e Ervehese nuk mbarojne ketu. Derisa ajo eshte duke hecur ne brigje te nje lumi ajo sheh nje hajdut qe eshte gati qe te vritet per arsye se ai kishte vjedhur 400 copa flori nga pasuria e mbretit. Ervehese i vjen keq per hajdutin dhe e shpeton jeten e tij duke dhene te gjithe parate qe ajo kishte me vete. Hajduti me pas e ndjek ate dhe i lutet asaj qe ajo te behet gruaja e tij, por ajo rrefuzon, dhe hajduti nga inati e shet ate si skllave te kapiteni i nje anije qe mundohet qe ta marre ate gjithashtu. Nje furtune e ze ne kete kohe anijen dhe mbyt gjithke ne anije pervec Ervehese qe del ne breg te nje qyteti te panjohur. Nje besimtar i devotshem i jep asaj rrobat e tij, dhe ne rroba burri ajo shkon tek mbreti i vendit qe e pret ate me rrespekt dhe nderton nje shtepi per ate. Ketu ajo kujdeset per te semuret dhe te verberit dhe kthehet ne nje grua te dashur dhe rrespektuar per veprat e saja te mira. Ne vendin ku Erveheja jeton, mbreti i vendit vdes, dhe ajo zgjidhet si mbretereshe. Nje dite pese te huaj vine ne pallatin e saj: burri i saj dhe vellai i tij, pasaniku, sherbetori dhe hajduti, tre te fundit tashme te verber. Erveheja iu premton atyre sherim nese ata pendohet dhe tregojne gjynahet e tyre. Padrejtesia bere kunder Ervehese nepermjet tregimit te tyre behet e ditur, dhe keshtu ajo mundet qe ta tregoj vetveten e saj tek i shoqi si grua e nderit dhe e virtytshme qe ajo gjithnje ka qene.

Motivi mbrapa ketij tregimi te ‘virtytit femeror’ gjendet shpesh ne literaturen orientale dhe perendimore. Burimi me i mire per poezine Kyçykut duket qe te jete perralla Persiane Tuti-name (Perralla e zogut) nga Zijaudin Nakshabi, qe u inspirua nga shkrimi Sanskrit, Shukasaptati. Teksti ne Shqip prej shtatembedhjet faqesh, konsiston prej 856 rrjeshtash dhe ruhet si manuskript ne librarine kombetare ne Tirane. Puna e Kyçykut eshte gjithashtu nje nga punimet e rralla te Bejtexhijve qe te publikohet ne shekullin e 19te, edhe pse ne nje version te ndryshuar. Publicisti Jani Vreto (1822 – 1900) jo vetem qe e perktheu Ervehene ne Bukuresht me 1888, por e adoptoi ate si perralle te shekullit te 19te dhe e pa te arsyeshme qe te largoje nga ajo te gjithe termat Arabisht, Persisht dhe Turqisht. Versioni origjinal i poemes eshte me i qarte dhe ka karakterin poetic te nje fabule, kurse edicioni i Vretos e tregin ate me epike.

Erveheja nuk eshte puna e vetme qe mbijetoi nga shkrimet e Kyçykut, edhe pse eshte e vetmja qe u njoh prej tij me vite me rradhe. Shkrim tjeter me fame nga Kyçyku eshte punimi Jusufi dhe Zelihaja , nje histori morale e bazuar ne suren e dymbedhjete te Kuranit, ku historia tregon per perpjekjet e gruas se padronit te Jusufit, Potiferit qe kerkonte te merrte dashurine e Jusufit. Kjo qe eshte nga me ‘te bukurat e historive’ sic Kurani e therret kete histori sherben si motiv i perbashket ne literaturen Arabe, Perse dhe Turke. Ky motiv u adoptua ne ne menyre te vecante nga epiku Persian Firdeusi (935 – 1020) dhe me vone nga mistiku Xh’ami (1414 – 1492) ne Yusufi dhe Zulaykha. Historia Kuranore e Jusufit eshte ne njefare menyre versioni mashkullor i Ervehese. Ai gjithashtu vuan shume ne duar te familjes se tij and armiqve dhe serisht me kembengulje reziston avancen e gruas se pronarit te tij ne menyre qe te qendroje njeri i paster ne virtytet fetare. Jusufi dhe Zelihaja e Kyçykut perkon ne nje nivel me te sofisistikuar letrar ne krahasim me Ervehene. Gjuha ne ate eshte me shpjeguese dhe perkon ne shume pasazhe shpjeguese, qe kalojne narrativen e thjeshte. Gjithashtu analizat e karaktereve si menyre e tregimit te vuajtjeve dramatike jane me te gjalla, sidomos ne pershkrimet e pasioneve te Zelihase.

Muhamet Kyçyku eshte autor i mjaft poemave te tjera, nje prej tyre qe perbehet prej 348 rrjeshtash ne te cilen denohet prija e alkolit dhe rakise, quhet Bekriu. Ne kete poeme te datuar me 1824 [1239 P.H.] ne gjejme reference per autorin emri i te cilit shfaqet ne poezi, keshtuqe e ben ate poezine me te vjeter te njohur nga Kyçyku. Nje poeme historike qe daton me 1826 [1241 P.H.], eshte nje perpjekje e Kyçykut ne nje shkalle me epike ky ai glorifikon fushatat e Ibrahim Pashes (1789 – 1848), nipit (djalit o.j.) te Muhamed Aliut mbretit te Egjiptit, kunder rrebeleve Greke. Ajo permban nje shpjegim te vecante te betejave te Athines dhe Missolongise (1822). Nje poezi prej 100 rrjeshtash njohur si Gurbetlite merret me hallet e Shqiptareve qe detyroheshin te braktisnin shtepite per pune dhe jete me te mire jashte vendit, nje teme qe me vone u morr nga shume autore te tjere Shqiptare. Kyçyku qe sic e shpjeguam jetoi dhe studjoi per njembedhjete vjet ne Egjipt, i kushtoi nje devocion te vecante edhe perkthimit te literatures Islame nga Arabishtja dhe Turqishtja. Nje prej ketyre punimeve qe ne posedojme ne Shqip eshte Kasidatu’l Burda (mevlud) nga poeti Arab me origjine Berbere, al-Busiri (vd. 1296), qe eshte nje himn klasik kushtuar Profetit Muhamed a.s.

Tahir Boshnjaku[11][15], therritur ndryshe edhe Tahir Efendi Gjakova apo Efendiu i Madh ishte nje tjeter shkrues nga Gjakova ne pjesen e pare te shekullit te nentembedhjete. Ai studioi teologji ne Stamboll dhe u kthye ne Kosove per te dhene mesim ne ‘Shkollen e Vogel’ te Gjakoves. Mbiemri i tij Boshnjaku indikon se ai ishte me origjine nga Bosnia, apo ndoshta nga zona e Plave dhe Gucise, ne ate kohe pjese te Bosnies, apo ndoshta ai ka pat udhetuar shume ne ato zona. Megjithate ai eshte autor i nje pune prej 328 rrjeshtash te titulluar Vehbije (dhuratat) apo Emni Vehbije qe daton me 1835 [1251 P.H.], dhe qe eshte nje permbledhje poetike e miksur ne proze, per probleme filozofike dhe fetare si psh. ceshtja e ekzistences njerezore, xheneti dhe xhehenemi, detyrimet e njeriut dhe vendi i dijes ne Islam. Kjo pune eshte keqtransliteruar nga Ismail Haxhi Tahiri i Gjakoves duke perdorur alfabetin e Stambollit te Sami Frasherit, dhe publikuar ne Sofje me 1907.

Trenda per poema te gjate dhe epike qe ne vejme re tek Muhamet Kyçyku u zhvilluan me tej nga dy vellezer nga Jugu i Shqiperise ne fshatin e Frasherit. Dalip Frasheri[12][16] ishte dervish Bektashian qe morri mesimet e tija ne teqen e Frasherit, themeluar me 1824 nga Tahir Nasibiu (vd. 1835). Nasibiu e dergoi dishepullin e tij Dalipin, ne Konice ku Dalip Frasheri kryesoi teqen e fshatit dhe shkruajti nje epike letrare ne Shqip. Epika 65.000 rrjeshtat e quajtur Hadikaja (kopeshti), shkruar nen pseudonimin Hyxhretiu (emigranti), u mbaru me 1842 [1258 P.H.]. Epika eshte bazuar ne nje punim tjeter me te njejtin titull nga poeti Azerbajxhanas Fuzuliu (1494 – 1556), qe eshte perfaqesuesi me i famshem i divaneve lirike Turq. Hadikaja Shqiptare qe ndahet ne dhjete kapituj plus nje hyrje dhe nje konkluzion, eshte dy here me e gjate sesa versioni Turko-Azer dhe perben epiken e pare te vertete Shqiptare. Manuskripit i saj ruhet ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane[13][17]. Hadikaja nuk merret vetem historine e Bektashizmit ne Shqiperi, por si Hadika as-su’ada e Fuzliut, merret me ngjarjet e Historise Shi’ite, ne vecanti me ngjarjet ne Qerbela ne Irak ne 680 ne te cilen Huseini, nipi i Profetit Muhamed s.a.s. u vra. Vellai me i ri i Dalipit Shahin Be Frasheri gjithashtu shkroi per epiken Bektashiane. Myhtarnameja (tregimi i Myftarit) 12.000 rrjeshteshe e tij qe eshte akoma e papublikuar gjithashtu merret me historine Shi’ite dhe betejen e Qerbelase, ne te cilen Myftari ishte nje nga protagonistet. Epika, qe shume kopje te saja jane te njohura u mbarua me 1868 dhe duket qe te jete bazuar ne origjinalin Persian dhe influencuar nga nje version turk i historise. Poeti i Rilindjes Naim Frasheri (1846 – 1900) i qe ishte nga i njejti fshat por jo kusheri i vellezerve ne fjale, duket qe te jete inspiruar nga Hadikeja dhe Myhtarnameja ne kompozimin e epikes se tij Bektashiane, Qerbelaja, ne Bukuresht me 1898.

Shkrues te tjere te kesaj periudhe

Njihen mjaft poet Musliman Shqiptar punet e te cileve kane mbijetuar pjeserisht apo nuk kane mbijetuar aspak. Dervish Hasani nga Krusha e Vogel ne Rahovec ne Kosove qe jetoi ne fund te shekullit te 17te, eshte autori i verseve me te vjetra te shkruara ne Shqip me germa Arabe ne Kosove. Ai ishte dervish i nje teqeje te madhe Halvetjane ne Rahovec qe u themelua nga Sheh Sulejman Ejup Dede nga Potocani ne 1680. Pak ka mbijetuar nga poezite e tija mistike. Sulejman Temani, poet dhe Sheh Halveti nga Berati eshte gjithashtu autor i disa poezive fetare. Haxhi Ymer Mustafa Kashari nga Tirana, lindur ne fillim te shekullit te 18te shkroi poezi fetare ne Shqip dhe Turqisht. Versetet e tija edhe pse te ngarkuara me terminologji orientale perben dokumentin me te vjeter ne dialektin Tiranas.

Nje poeme e mesit te shekullit te 18te nga Mulla Beqiri , myfti i medresese se Vuciternit ne Kosove dhe dy poezi nga Omer effendi Sadedini nga Jugu i Shqiperise kane mbijetuar. Nga qendrat e begate Islame te Elbasanit dhe Beratit ne posedojme pak rekorde nga bashkekohesit e Nezim Frakulles. Ismail Pashe Velebishti, miku i siperpermndur i Frakulles, qe u vra ne 3 Gusht te 1764 ne Vlore, ka lene pas vetes nje poeme te cilen ai e shkroi kur ishte komandant i forcave Osmane ne betejen e Lepantos (gjiri i Korintit), ku ai shpreh mall per atdheun. Nga Elbasani ne kemi poezi nga Ibrahim Elbasani dhe Sulejman Pashe Verlaci, qe njihet edhe si Sulejman Pashe Elbasani. Nga Shkodra ne dime per Mulla Salih Pata qe ishte poet i shquar ne sarajet e Bushatllinjeve. Ai eshte autori i beiteve satirike dy prej te cilave i kushtohen Kara Mahmud Pashes. Gjithashtu ne te njejtin pallat bashkekohesi i tij Mulla Hysen Dobraci qe ndoshta eshte i njejti person me poetin Hysen Effendi Shkodra shkroi per rezistencen Shqiptare kunder rregjimit Osman. Publikuesi Zef Jubani (1818 – 1880) qe qe botoi poezite e Dobracit ne Raccilta di canti popolari e rapsodie di poemi albanesi, ne Trieste me 1881, e therriti ate “Anakreoni Shqiptar”. Poema me e njohur e Dobracit celebron fitoren e Kara Mahmut Pashes kunder forcave Osmane te udhehequra nga Ahmed Pasha nga Berati ne 1785. Nje shkrues anonim nga Gjirokastra[14][18] gjithashtu ka lene nje poeme qe pershkruan sulmimin e qytetit nga Ali Pashe Tepelena rreth vitit 1793.

Ne fillim te shekullit te nentembedhjete shume verse fetare dhe historike u shkruan nga shkrimtaret Musliman Shqiptare, por qe ne kemi pak informacion mbi ta. Elmaz Gjirokastriti ishte autori i poemes me 92 rrjeshta qe mbante titull ne turqisht Evvel hastalik (semundja e pare), qe trajton epidemi qe ra ne Gjirokaster me 1817. Poezia u shkruajt me 1820 dhe ruhet ne nje manuscript nga Gjirokastra. Haxhi Et’hem Be Tirana (1783 – 1846), qe njihet gjithashtu si Mulla Et’hem Beu, ishte autor poezish mistike Bektashiane dhe i nje divani ne Shqip qe nuk ekziston me, sebashku me kater divane ne Turqisht. Ai vdiq ne Tirane dhe u varros ne xhamine qe mban emrin e tij. Nje poet tjeter me inspirime Bektashiane ishte Baba Abdullah Melcani (vd. 1852), nga Melcani i Korces qe u shqua ne levizjen nacionaliste Shqiptare. Nga verset e tija mistike ne Shqip, vetem nje poeme kushtuar legjendarit Baba Sari Salltekut ka mbijetuar. Mulla Dervish Peja qe njihet edhe si Dervish Effendi i Pejes ishte nje figure e rrespektuar fetare e fillimit te shekullit te nentembedhjete qe njihet ne traditen gojore si per dijen dhe mencurine qe ai tregonte ne shprehje dhe theniet e tija. Vetem nje nga poezite e tija nga mbijetuar. Asgje nuk eshte mundur qe te gjendet nga versetet fetare te Ahmet Elbasanit qe ishte Sheh ne Elbasan. Hysen Bitri, poet nga qendra e Bektashizmit ne Kruje eshte autori i tre poezive fetare shkruar ne Shqip, qe u shkruan perpara vrasjes se liderit shpirteror Shemsedin Shemimiu nga Fushe Kruja ne 1831. Poeti Asllan Bej Puce (1807 – 1830) ishte i biri i Ago Myhyrdarit qe ishte sekretar i Ali Pashe Tepelenes. Ai vdiq ne masakren e Manastirit ne 30 Gusht 1830 ne moshen 23 sebashku me shume aristokrate Shqiptare. Asgje nuk ka mbijetuar nga punimet e tij. Gjithashtu nga Shqiperia Jugore, Abdullah Sulejman Konispoli , ishte autor i nje mevludi ne dialektin Çam qe u shkrua rreth vitit 1831 dhe qe ruhet ne Arshivat e Shtetit ne Tirane, sebashku me shume poezi ne Turqisht dhe Arabisht. Pak dihet rreth, Ismail Floqit nga Korca qe eshte perkthyes i nje mevludi, dhe per poetin Jonuz effendi Sabriu. Tahir Nasibiu (vd. 1835) ishte themeluesi i teqes Bektashiane ne Frasher me 1825 dhe thuhet qe te kete shkruar poezi ne Shqip, Persisht dhe Turqisht, por asnje prej tyre nuk eshte gjetur. Versete me interes historik jane sjelle nga Mulla Fejzo Abdalli nga Gjirokastra, autor i nje poeme qe daton me 1841 [1257 P.H.] qe trajton temen e nje beteje kunder nje Pashai Turk gjate sundimit te Sulltan Mahmudit II (sllt. 1808 – 1839), dhe nga Demir Vlonjati (vd. 1845), qe njihet ndryshe edhe si Demir Aga Vlonjakasi, qe ka lene nje poeme me nentembedhjete strofa qe daton me 1845 [1261], ne te cilen ai pershkruan nje masaker ne Vlore dhe vuajtjet e shkaktuara ne Shqiperi nga ligjet e reformes se Tanzimatit.

Nje tradite kurioze literale nga Orienti eshte ajo e fjaloreve ne forme poeme. Fjalori i pare i ketij lloji eshte ai i Nezim Frakulles Shqipo-Turqisht qe u permend me lart. Ne vitin 1835 [1251 P.H], Shemimi Shkodra apo Shemimiu i Shkodres kompletoi nje fjalor Shqip-Turqisht[15][19] me rreth 1000 fjalesh, qe e quajti Nytke (fjalim). Sipas autorit fjalori ishte per ti sherbyer ushtareve Turq ne Shqiperi dhe per Shqiptaret qe nuk dinin Turqisht. Dialekti Shqip i perdor ne fjalor eshte Shkodran i miksur me ate Beratas, gje qe na le te besojme se autori do te kete jetuar per disa kohe ne Berat. Ky interes ne leksikografi vijon traditen e Myslym Hoxhes se shekullit te tetembedhjete qe ishte nga fshati Levan i Fierit qe ishte autor i nje versioni Shqip te Tuhfe-i Shahidi (dhurata e Shahidit), qe ishte nje fjalor Perso – Turqisht i kompozuar me 1514 [920 P.H.] nga Ibrahim Shahidi Dede, Dervish Mevlevi nga Mugla qe vdiq me 1550 [957 P.H.]. Fjalori permbante me mijera fjale.

Proza Shqipe ne skript Arab ka qene shume e rralle. Nje shkrim i tille qe daton me 1840 [1256 P.H.] eshte perkthim fetar nga Arabishtja nga Mehmet Iliaz Korca. Shkrimi permbahet ne nje manuscript nga Korca qe u zbulua me 1953 dhe tanime eshte ne Arshivat Qendrore te Shtetit ne Tirane.

25 Gusht 2009

 

 

 

——————————————————————————–

 

[1][1] Cf. Kaleshi 1975

 

[2][2] Cf. Gibb 1902, vol. 2, pp. 226 – 256

 

[3][3] Cf. Rossi 1954

 

[4][4] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 116 – 132

 

[5][5] Cf. Gibb 1904, vol. 3, pp. 117

 

[6][6] Bejtexhi, term i perdorur per te pershkruar poetet popullor Musliman Shqiptar. Fjala Bejtexhi vjen nga Turqishtja, ku termi ‘Bejt’ nenkupton 2 verse me te njejtin rime. Terma te tjere qe iu jane dhene Bejtexhijve jane ‘ashik’ (i dashuruar) dhe ‘saz saileri’ – poet muzikante.

 

[7][7] Cf. Rossi 1946, p. 243

 

[8][12] Shuteriqi 1976, p. 272

 

[9][13] Cf. Gjyli 1961 dhe Hysa 1987b.

 

[10][14] Cf. Myderrizi 1951a, Rossi 1948, Hetzer 1983b.

 

[11][15] Cf. Kaleshi 1956, dhe Ajeti 1960 & 62

 

[12][16] Cf. Myderrizi 1957b.

 

[13][17] Cf. Shuteriqi 1976, pp. 226 – 228

 

[14][18] Cf. Myderrizi 1959

 

[15][19] Cf. Myderrizi 1951b dhe Rossi 1951

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria fillon restaurimin e trashëgimisë kinematografike

Procesi i restaurimit të trashëgimisë kinematografike në Shqipëri ka një rëndësi të madhe për ruajtjen …