Robertson dhe Thaçi vizituan varrezat e të rënëve në Masakrën e Poklekut në Drenicë

Is-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Lordi George Robertson i shoqëruar nga zëvendës- kryeministri Hashim Thaçi vizituan varrezat e të rënëve në masakrën e Paklekut në komunën e Drenasit, në vendin ku forcat ushtarake e policore serbe  dogjën fëmijë dhe pleq. Robertson ka thënë me këtë rast  si ai ndihet si pjesë e historisë së Kosovës. M’u kujtuan vuajtjet e familjarëve që kanë përjetuar, ajo na kujton se sa e rëndësishme është të shikojmë nga e ardhmja. T’i kujtojmë ata që dhanë jetën për liri dhe t’i kthejmë sytë nga e ardhmja e këtij shteti,që do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Robertson në Poklek. Ndërsa zëvendës kryeministri Hashim Thaçi, tha se shqiptarët ndjehen krenar e të lumtur për vizitën e ish sekretarit të NATO-s, të cilin e quajti liri të shpresës. Ish sekretari i NATO-s George Robertson pranoi mirënjohje nga komuna e Drenasit dhe fëmijët e shkollës,  “Fazli Grajçevci” të fshatit Paklek.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, pret ministrat e jashtëm në Tiranë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka pritur sot në Tiranë ministrat e jashtëm të vendeve …