Robertson jo vetëm që ndihet shqiptar kur vjen në Kosovës por ka zbuluar edhe gjene shqiptare

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi,  George Robertson, ka qëndruar për një vizitë të shkurtër në Kosovë.  Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë,  Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit Universum në Prishtinë. Gjatë bisedës  me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi”. Rorbertson ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka intervenuar në Kosovë. Ai  ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve të tij nga ana e babit janë gjene shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …