Rodney Dixon emërohet krye-avokat i ri i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, në Hagë

Gjykata Speciale ka njoftuar për emërimin e Rodnej Diksonit,  krye-avokat të ri për mbrojtjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ky emërim vjen pas dorëheqjes së avokatit të mëparshëm, Ben Emmerson, nga pozita e tij si krye avokat, e cila u bë në pajtim me një urdhër të Trupit Gjykues në çështjen kundër krerëve UÇK-së. Sipas deklaratave nga Gjykata Speciale, emërimi i Dixonit është bërë në përputhje me kërkesat ligjore, pas një marrëveshjeje midis Veselit dhe Emmersonit për të përfunduar përfaqësimin ligjor për shkak të “prishjes së parevokueshme të raportit avokat-klient”. Rodney Dixon, i cili ka një përvojë të gjerë në mbrojtjen e klientëve në raste të ndërlikuara ndërkombëtare, do të udhëheqë ekipin mbrojtës të Veselit në proceset e ardhshme lgjyqësore, në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …