Ehat Miftaraj

Rozeta Hajdari pasi tha se Prokuroria s’ka të drejtë të marrë dokumente sekrete, Miftaraj: Dëshmon nivelin e injorancës

Ehat Miftarja nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ndaj deklaratës së ministres në detyrë të Tregtisë, Rozeta Hajdari, që tha se Prokuroria Speciale nuk ka pasur të drejtë të marrë dokumentet sekretet për aferën korruptive për Rezervat Shtetërore.

Ai ka thënë se kjo deklaratë e saj dëshmon nivelin e injorancës.

“Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete.” – ka shkruar ai.

Kujtojmë se Rozeta Hajdari edhe sot u intervistua nga Prokuroria për skandalin me Rezervat Shtetërore.

Postimi i plotë i tij:

Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë.

Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale.

Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete.

Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione.

Kontrolloni gjithashtu

Valentina Gara: Vetëm gjatë korrikut mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë

Aeroporti “Adem Jashari” thyen rekord: Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe rritje e ndjeshme e fluturimeve gjatë 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka shënuar një vit rekord gjatë 2025, duke mirëpritur …