Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka paralajmëruar se viti i ri shkollor do të nisë me telashe për shkak të furnizimit me tekste shkollore. Ai thotë se mbështesin fillimin e vitit të ri shkollor, por në shtator do të mblidhen për të vendosur në lidhje me kërkesat e tyre, për të cilat qeveria nuk u ka kthyer përgjigje që nga maji i këtij viti kur ato u bën publike, teksa nuk përjashtoi veprimet sindikale. Ne kemi alarmuar me kohë dhe kemi thënë se duke bashkëbiseduar me punëtorët e arsimit, me anëtarët e SBAShK-ut, ka pakënaqësi të madhe kërkesat u bën publike edhe më 1 maj, kërkesa këto të cilat Qeveria nuk i ka analizuar dhe nuk kem ndonjë përgjigje pozitive nga ta, tha Rrahman Jashari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
