RREGULLIMI I QENDRËS SË QYTETIT TË DEÇANIT

Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Deçanit, me synim të rritjes së transparencës dhe gjithë përfshirjes ne vendimmarrje, ka formuluar një pyetësor për të marrë mendimin e qytetarëve të komunës së Deçanit rreth pjesës qendrore të qytetit të Deçanit. Në kuadër të riorganizimit të pjesës qendër dhe me qëllim të rritjes së kualitetit të shfrytëzimit të hapësirës publike, krijimin e qasjes së lehtë për të gjitha shtresat e shoqërisë civile, organizimit të funksioneve, rritjen e sigurisë dhe rregullimin e qarkullimit kërkohet nga qytetarët që ti ndajnë 10 minuta për plotësimin e këtij pyetësori mjaft domethënës të cilin mundë ta gjeni në veb faqën e komunës së Deçanit. Të gjitha përgjigjet e juaja janë anonime dhe do të janë vlerë e shtuar e procesit të riorganizimit të pjesës së qendrës në Deçan. Ju jemi shumë falënderues nëse shpërndani ketë pyetësorë edhe tek familjaret tuaj, të afërmit dhe shoqëria juaj që të kemi një rezultat sa më gjithëpërfshirës. Respekt për gjithsecilin nga ju, thuhet nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …