Rregullohet oborri, çatia dhe disa klasë të Shkollës Teknike “Pjetër Bogdani” në Ferizaj

I pari i arsimit në Ferizaj, Afrim Llabjani ka vizituar Shkollën e Mesme Profesionale “Pjetër Bogdani” në Ferizaj, për të parë nga afër punimet që janë kryer në renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht ndërrimin e çatisë, renovimin e disa klasave dhe korridoreve si dhe rregullimin e oborrit të kësaj shkolle. Masat për të mundësuar kushte të favorshme për zhvillimin e arsimit profesional nisin nga infrastruktura bazike, për të cilën Kryetari i Komunës, Agim Aliu pati dhënë premtimin se do të investoj në rregullimim dhe mirëmbajtjen e shkollave në territorin e Ferizajt. I tillë është edhe ky projekt, për të cilën kanë përfunduar pothuajse të gjitha punimet, që kanë rezultuar me kushte më të mira në klasa, korridore dhe çatinë e re të godinës si dhe asfaltimin e pjesës para hyrjes së shkollës që ka qenë edhe kërkesë e udhëheqjes së këtij institucioni.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …