RrGGK: KFOR-i duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për vizitën e Dikoviqit në vendin tonë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës ka reaguar ashpër kundër vizitës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Gjeneralit krimine serb,  Dikoviq, në selinë e KFOR-it në Prishtinë. Vizita e Dikoviqit në Prishtinë është vendim i pamatur nga ana e KFOR-it dhe përbën provokim dhe fyerje të rëndë për viktimat e luftës në Kosovë dhe familjet e tyre, transmeton Koha.net “KFOR-i ka partner ushtrinë serbe dhe si rezultat është takuar disa herë me gjeneralin Dikoviq në Serbi. Mirëpo, në prani të komandantit të KFOR-it Miglietta dhe shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Dikoviq, në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja mbi procedurat e përkohshme operative pas një ndalimi  të plotë të Zonës së Sigurisë Ajrore. Rrjeti i Grave konsideron se duke u  bazuar në vetë faktin që Serbia ende nuk ka kërkuar zyrtarisht falje për krimet e kryera në Kosovë, dhe se ende nuk është vënë drejtësia në vend për këto krime, KFOR-i duhet t’i kërkojë falje popullit të Kosovës për këtë provokim dhe ofendim të rëndë që i është bërë viktimave dhe familjeve të tyre”, thuhet në reagimin e Rrjetit të Grave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …